Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk arriti të shkaktonte surprizën ndaj ish-kampionit të botës Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në raundin e dytë në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Megjithatë, përballja nisi në mënyrë spektakolare për Prengën. Shqiptari tronditi Joshua-n që në sekondat e para të meçit, duke e rrëzuar dy herë në tapet gjatë raundit të parë dhe duke e vendosur britanikun në vështirësi të mëdha. Për disa momente u duk se sensacioni ishte shumë pranë.
Joshua arriti të mbijetonte deri në fund të raundit të parë dhe në të dytin reagoi fuqishëm. Me një seri goditjesh të forta e shtyu Prengën drejt litarëve dhe e rrëzoi, ndërsa arbitri ndërpreu duelin pasi boksieri shqiptar nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
Pavarësisht humbjes, Kristian Prenga zhvilloi një paraqitje dinjitoze përballë një prej emrave më të mëdhenj të peshave të rënda, duke treguar fuqinë e goditjes së tij dhe duke e detyruar Anthony Joshua-n të kalonte një nga momentet më të vështira të karrierës së tij në raundin e parë.