Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2026, 01:02

Një aksident rrugor është regjistruar në pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët pas përplasjes me një mjet tjetër.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë makinën tërësisht në flakë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga JOQ Albania, në aksident janë përfshirë dy automjete. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët kishin arritur të dilnin jashtë në kohë, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit