Vijon të digjet vendgrumbullimi i mbeturinave në Halil, banorët: “Tymi po na mbyt”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.07.2026, 00:29
Një video e re ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga fshati Halil, Fushë-Krujë, ku zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët thonë se situata mbetet alarmante.
Pamjet tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi që ngrihen mbi zonë, duke ndotur ajrin dhe duke shqetësuar familjet që jetojnë pranë vendgrumbullimit të mbeturinave.
Sipas qytetarëve, zjarri vazhdon të përbëjë rrezik për zonat e banuara të Halilit dhe Kamërasit, ndërsa ata shprehen se nuk po shohin një ndërhyrje efektive për neutralizimin e plotë të flakëve.
"Tymi vazhdon të mbulojë zonën dhe po na mbyt. Situata mbetet e njëjtë dhe shqetësimi ynë po rritet nga ora në orë," – shprehet qytetari që ka dërguar videon.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se djegia e mbeturinave po krijon ndotje të rëndë të ajrit dhe rrezik për shëndetin e komunitetit.
JOQ Albania publikon pamjet e reja dhe mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga autoritetet lidhur me situatën dhe masat që po merren për shuarjen e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit