“Më nxorën në pritë dhe më dhunuan barbarisht 5 veta! Po më kërcënojnë…”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.07.2026, 00:52

Një i ri nga Shëngjini i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast dhune, për të cilin thotë se ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Plazhit në Durrës. Ai pretendon se është sulmuar nga pesë persona, ndërsa një pjesë e ngjarjes është transmetuar aksidentalisht edhe gjatë një transmetimi "live" në TikTok.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, i riu, i cili prezantohet si Xheso dhe thotë se është personazh i njohur në rrjetet sociale, rrëfen se kishte shkuar në Durrës për punët e tij, kur një vajzë e kontaktoi për të bërë disa foto së bashku.

Sipas tij, pasi u takuan dhe u ulën në një lokal, dy persona iu afruan, i morën telefonin me forcë ndërsa ai ishte duke transmetuar "live" në TikTok dhe më pas e çuan drejt zonës së plazhit, ku, sipas pretendimeve të tij, u dhunua nga pesë persona.

Ai thotë se përfundoi në urgjencë në gjendje të rënduar, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më vonë u paraqit në komisariat për të bërë kallëzim.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur edhe videoja e momentit kur i riu ishte duke transmetuar drejtpërdrejt në TikTok. Në pamje shihet momenti kur telefoni i merret nga duart dhe transmetimi ndërpritet, ndërsa më pas dëgjohen zhurma dhe krijohet konfuzion. Një video tjetër e dërguar prej tij tregon gjendjen pas ngjarjes dhe rrëfimin e plotë të asaj që pretendon se ka ndodhur.

I riu pretendon se policia ka arrestuar vetëm një nga personat e përfshirë, ndërsa katër të tjerë vijojnë të jenë të lirë. Ai shprehet gjithashtu se pas ngjarjes po merr kërcënime që të mos e bëjë rastin publik, pretendime për të cilat thotë se disponon prova.

JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet e të riut lidhur me motivin e sulmit, numrin e autorëve apo kërcënimet e mëvonshme. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit