Jude Bellingham nuk ishte protagonisti vetëm për paraqitjen në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kapën një moment që ka prekur miliona njerëz në rrjetet sociale.
Teksa largohej nga fusha, mes mijëra tifozëve në tribuna, mesfushori anglez nisi të kërkonte me sy familjen e tij. Për disa çaste ai vështroi me kujdes çdo sektor, derisa më në fund i gjeti.
Në momentin që i pa, fytyra e Bellingham ndryshoi menjëherë. Ai buzëqeshi, ngriti dorën për t'i përshëndetur dhe emocionet e tij u bënë të dukshme. Pikërisht këto mimika të sinqerta kanë bërë xhiron e rrjetit, me mijëra komente që e cilësojnë reagimin e tij si një nga momentet më të bukura pas ndeshjes.
Videoja është shpërndarë masivisht në platforma të ndryshme sociale, ku fansat kanë vlerësuar lidhjen e veçantë që futbollisti ka me familjen e tij.