Trafik kilometrik në Lezhë, qytetarët: Rrugorja të zbresë në terren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.07.2026, 15:31

Qyteti i Lezhës është përballur këtë të diel me trafik të rënduar, ku radhët e gjata të automjeteve kanë krijuar kolona kilometrike, duke bllokuar lëvizjen në disa akse kryesore.

Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët shprehen se qarkullimi është bërë thuajse i pamundur, ndërsa pritjet e gjata kanë shkaktuar pakënaqësi te pushuesit dhe banorët e zonës.

Sipas tyre, mungesa e prezencës së efektivëve të Policisë Rrugore në pikat më problematike ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të shtojnë praninë e patrullave në terren dhe të ndërhyjnë për të menaxhuar fluksin e lartë të automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit