I mbyllur në makinën e tij 35-vjeçari refuzon t’i dorëzohet RENEA-s, pozicionohen snajperistët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.07.2026, 15:01

Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë, ai ka refuzuar edhe këtë herë të vetëdorëzohet.

Sipas informacioneve nga terreni, i dyshuari vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, pa pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Forcat e policisë kanë zhvilluar disa raunde negociatash në përpjekje për ta bindur të dorëzohet pa përdorimin e forcës, ndërsa në zonë janë vendosur edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm të ndërhyjnë nëse situata merr një tjetër rrjedhë.

Operacioni policor vijon me masa të larta sigurie, ndërsa zona mbetet e rrethuar dhe nën kontrollin e forcave të shumta të rendit, të cilat po monitorojnë nga afër çdo lëvizje të 35-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit