BKH troket te shtëpia e Allajbeut, ngushtohet laku për ministrin e Shëndetësisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.07.2026, 14:42

Në orët e para të agimit të së premtes, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar me urdhër të SPAK-ut në banesën e Klodian Allajbeut, oligarkut simbol të oligarkisë mjekësore dhe mjeshtrit absolut të pastrimit të parave në Shqipëri. I zhytur deri në fyt në dosje voluminoze penale në prokurorinë e posaçme, Allajbeu është arkitekti i disa prej aferave më skandaloze korruptive, ku paratë e taksapaguesve janë grabitur hapur dhe pa asnjë frikë nga ligji.

Përderisa mediat e kapura dhe të frikësuara e raportuan lajmin si një ngjarje anonime, pa guxuar t'i përmendin emrin mbretit të korrupsionit, realiteti është i qartë: Klodian Allajbeu është oligarku i parë që ndërtoi monstrën e ndërlidhur të politikës, biznesit, shëndetit të qytetarëve, buxhetit të shtetit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ai nuk është thjesht një biznesmen; Allajbeu ka qenë prej vitesh “Ministri de facto i Shëndetësisë”—njeriu me hije që emëron e shkarkon ministra, sekretarë të përgjithshëm e drejtorë kyç, pikërisht aty ku gatuhen tenderat dhe letrat miliona-euroshe të grabitjes së tij financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit