Përplaset nga furgoni, ndërron jetë në vendngjarje këmbësori në Peqin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2026, 11:00

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas të dhënave paraprake, viktima, identiteti i së cilës nuk është konfirmuar ende, është goditur nga një furgon teksa po lëvizte përgjatë këtij segmenti rrugor.

Për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja, këmbësori ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas sinjalizimit të aksidentit, në vend kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit