Gjirokastër/ Foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportimit në spital, nën hetim dy mjekët pediatër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2026, 10:40

Një ngjarje tragjike është regjistruar më 21 korrik, ku një foshnjë 7-muajshe humbi jetën gjatë transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër.

Pas këtij rasti, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve pediatër, të identifikuar me inicialet M. K. dhe E. K., të cilët dyshohen për neglizhencë në ofrimin e trajtimit mjekësor. Sipas dyshimeve, ata nuk kanë ndjekur siç duhet gjendjen shëndetësore të foshnjës gjatë dy vizitave të kryera përgjatë muajit korrik.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet procedurale në Prokurori, e cila ka regjistruar procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Hetimet paraprake synojnë të zbardhin nëse ka pasur neglizhencë profesionale që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së foshnjës, e cila ndërroi jetë më 21 korrik 2026, gjatë rrugës për në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit