Sara Mila kërcënon qytetarët: Lani gojën para se të përgojoni votuesit e mi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.07.2026, 10:40

Deputetja socialiste e Elbasanit Sara Mila nuk i ka kursyer aspak tonet e ashpra kundrejt atyre që i shajnë votuesit e saj besnikë. E përballur me reagimet dhe komentet thumbuese në rrjet për sa i përket mbështetësve të saj, ajo ka zgjedhur të kërcënojë qytetarët.

Ajo u është përgjigjur flakë për flakë kritikëve, duke paralajmëruar ata që guxojnë të hedhin baltë mbi bazën e saj të mbështetësve.

"Zonja dhe zotërinj lani gojën para se të përgojoni votuesit e mi!", është shprehur ajo prerë gjatë intervistës, duke e bërë të qartë se nuk do të tolerojë asnjë sulm apo ironi me njerëzit që i besojnë.

Me këtë reagim në ekran, Mila vendosi një vijë të kuqe për të gjithë ata që tentojnë të ulin vlerën e votuesve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit