Burri pas Trumpit i imiton çdo gjest gjatë fjalimit, rrjeti pyet: Po tallet me të?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.07.2026, 00:00

Një moment i pazakontë gjatë një fjalimi të Donald Trump në Marietta, Georgia, është bërë viral në rrjetet sociale, por jo për atë që tha ish-presidenti amerikan.

Kamerat fokusuan një burrë të ulur menjëherë pas Trumpit, i cili gjatë gjithë fjalimit imitonte me përpikëri gjestet karakteristike të tij. Me lëvizje të duarve, mimikë të fytyrës dhe lëvizje të kokës, ai dukej sikur po riprodhonte çdo veprim të Trumpit, ndërsa herë pas here dukej edhe sikur përsëriste fjalët e tij.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e interpretuan sjelljen e tij si një tallje ndaj ish-presidentit amerikan. Megjithatë, identiteti i burrit mbetet i panjohur dhe nuk dihet nëse ai po e imitonte Trumpin për humor apo për ndonjë arsye tjetër.

Në një moment më vonë gjatë aktivitetit, ai nuk u pa më në pamjet televizive, gjë që nxiti edhe më shumë komente në rrjet, megjithëse nuk është e qartë nëse kishte ndryshuar vend apo thjesht nuk ishte më në fokusin e kamerave.

Edhe pse Trump foli për çështje të rëndësishme politike, përfshirë Iranin dhe kundërshtarët e tij politikë, vëmendjen e publikut e mori personi që qëndronte pas tij, duke e kthyer episodin në një nga videot më të komentuara të ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit