Dita e 54-të e rezistencës, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria kërkon revolucion!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.07.2026, 22:20

Pas tensioneve të forta që shoqëruan protestën e paradites para Kuvendit, mijëra qytetarë janë rikthyer edhe këtë mbrëmje rrugëve të kryeqytetit për protestën e 54-t radhazi kundër klasës politike.

Pasi u mblodhën para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, duke brohoritur në kor "Shqipëria kërkon revolucion".

Marshimi i kësaj mbrëmjeje vjen vetëm pak orë pasi protesta para Parlamentit u shoqërua me incidente të shumta. Gjatë përplasjeve me qytetarët, policia përdori gaz dhe ujë për shpërndarjen e turmës, ndërsa disa protestues u shoqëruan dhe u arrestuan, duke nxitur reagime të forta dhe akuza për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve.

Pavarësisht ngjarjeve të ditës, pjesëmarrësit janë rikthyer sërish në rrugë, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen. Ata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, si edhe reforma të thella në sistem.

Me protestën e sotme, qytetarët shënojnë ditën e 54-t të mobilizimit të pandërprerë, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet më të gjata qytetare të dekadave të fundit në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit