“Hyri në hotel, piu një birrë dhe vodhi portofolin me 1 milion lekë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.07.2026, 21:32

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga administruesit e një hoteli në Rrugën e Elbasanit, pranë zonës së Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Sipas tyre, mëngjesin e djeshëm një person ka hyrë në ambientet e recepsionit në një moment kur aty nuk ndodhej asnjë punonjës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë lëvizjet e tij.

Në pamje shihet se ai merr fillimisht një birrë nga frigoriferi, ulet në divanin pranë recepsionit dhe më pas shihet teksa merr një portofol që ndodhej brenda një çante të lënë aty. Pas kësaj, largohet qetësisht nga hoteli.

Sipas denoncuesit, në portofol ndodheshin rreth 100 mijë lekë, si edhe karta bankare dhe dokumente personale. Administruesit e hotelit thonë se, edhe nëse paratë nuk kthehen, shpresojnë që të paktën personi t'u rikthejë kartat dhe dokumentet, pasi nxjerrja e tyre kërkon kohë dhe procedura.

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se dikush mund të ndihmojë në identifikimin e personit që shfaqet në video. Nëse ai ose persona që e njohin dëshirojnë të japin versionin e tyre të ngjarjes, redaksia jonë mbetet e hapur për ta publikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit