Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur në Mëzez, ka të lënduar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.07.2026, 20:19

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në zonën e Mëzezit, në Kashar, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet pas aksidentit, ku disa qytetarë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë i vijnë në ndihmë drejtuesit të mjetit. Në video shihet shoferi duke u transportuar me barrelë drejt ambulancës.

Sipas qytetarit që raportoi ngjarjen, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Mëzezit, në afërsi të Casa Italia. Ai bën me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit dhe, nga sa ka parë, nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga e më pas duke u përmbysur. Deri në këto momente nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit, ndërsa pritet që rrethanat e aksidentit të sqarohen nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit