Dy civilë tentojnë të marrin me forcë një qytetar në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.07.2026, 19:33

Një video shqetësuese e shpërndarë në rrjetet sociale po ngjall reagime të forta, pasi tregon momentin kur dy persona të veshur civil tentojnë të marrin me forcë një qytetar që kishte marrë pjesë në protestën e sotme para Kuvendit.

Në pamje shihen dy civilë që e kapin qytetarin dhe përpiqen ta largojnë me forcë, pa u identifikuar dhe pa shfaqur asnjë dokument që të tregojë se përfaqësojnë një institucion shtetëror.

Sipas personit që publikoi videon, tentativa nuk pati sukses dhe qytetari nuk u mor me vete.

Pamjet kanë shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kërkojnë sqarime mbi identitetin e personave të përfshirë dhe bazën ligjore të veprimeve të tyre.

Videoja është një tjetër episod që vjen nga dita e tensionuar e protestës para Kuvendit, e shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit dhe ujit, si edhe shoqërime e arrestime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit