I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo hyri në ujë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.07.2026, 18:50

Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e kësaj të enjteje pushuesit në një prej plazheve të Pogradecit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi hyri në ujërat e liqenit të Ohrit.

Sipas informacioneve paraprake, burri kishte hyrë vetëm pak çaste më parë në ujë, kur është ndjerë keq dhe është shembur. Personat që ndodheshin pranë kanë kërkuar menjëherë ndihmë, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet mjekësore dhe policia.

Mjekët kryen për disa minuta manovrat e reanimimit në përpjekje për t'i rikthyer funksionet jetësore, por pa rezultat. I moshuari nuk arriti t'i mbijetojë episodit shëndetësor.

Dyshimet e para janë se ai mund të ketë pësuar një arrest kardiak, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje mes pushuesve që ndodheshin në plazh dhe kanë ndjekur nga afër përpjekjet për ta shpëtuar.

Sipas të dhënave paraprake, kjo është humbja e parë e jetës e regjistruar këtë sezon veror në plazhet e liqenit të Pogradecit.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit