“Deputete krimit”, Sara Mile shkon në Kuvend me truprojë dhe çantë pazari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.07.2026, 12:36

Protestuesit u pozicionuan përgjatë rrugës pedonale që të çon drejt godinës së Kuvendit, ku pritën mbërritjen e deputetëve për seancën plenare. Në momentin që automjetet e zyrtarëve kalonin në zonë, ata i goditën me vezë dhe domate.

Në fokus të protestës ishin kryesisht makinat e disa ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Mes tyre u pa edhe deputetja socialiste Sara Mila, e cila shoqërohej nga një truprojë. Ky i fundit u përpoq ta mbronte nga sendet e hedhura në drejtim të saj, ndërsa protestuesit brohorisnin duke e quajtur "deputete të krimit".

Perimetri përreth Kuvendit ishte blinduar me masa të forta sigurie. Gardhe metalike ishin vendosur që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, ndërsa në terren ishte angazhuar një numër i madh efektivësh policie për të mbajtur situatën nën kontroll.

Protesta u përshkallëzua në përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Policia përdori ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit iu kundërpërgjigjën me vezë dhe domate. Si pasojë e tensioneve, disa persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa situata përpara godinës së Kuvendit mbetet ende e tensionuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit