Shpërthim pranë Kuvendit, dyshohet për kapsollë, tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.07.2026, 10:30

Një shpërthim është dëgjuar paraditen e sotme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, në kulmin e tensioneve që po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zhurma e fortë është shkaktuar nga hedhja e një kapsolle në afërsi të institucionit.

Situata përreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt godinës dhe të çajnë kordonin e sigurisë për të hyrë në ambientet e institucionit. Forcat e policisë vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin, ndërsa herë pas here janë shënuar përplasje mes palëve.

Raportohet se protesta është shoqëruar me momente kaotike, ndërsa më herët janë përdorur edhe mjete për shpërndarjen e turmës, pas tentativave të protestuesve për të kapërcyer barrierat e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit