Tensione para Kuvendit: Protestuesit heqin gardhin metalik, hedhin vezë e domate ndaj policisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2026, 09:22

Tensionet e para janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kuvendit.

Një grup protestuesish ka çmontuar gardhin metalik të vendosur nga policia në krahun pranë qendrës tregtare Toptani, duke depërtuar më afër godinës së Parlamentit.

Situata është tensionuar pasi në drejtim të efektivëve të policisë janë hedhur vezë, domate dhe bidonë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të shmangur përplasjet me forcat e rendit.

Në afërsi të Kuvendit janë vendosur edhe autobotet me ujë, të cilat mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Ndërkohë, policia ka forcuar masat e sigurisë, duke bllokuar të gjitha hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit. Një gardh metalik është vendosur edhe pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, për të penguar afrimin e protestuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit