Zhduket 74-vjeçarja nga Durrësi, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.07.2026, 23:59

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për gjetjen e një 74-vjeçareje nga Durrësi, e cila rezulton e humbur prej mesditës së sotme.

Sipas familjarëve, Mahmudije Tanushi është larguar nga banesa rreth orës 13:00 dhe që prej atij momenti nuk është arritur të vendoset asnjë kontakt me të.

E moshuara vuan nga demenca (skleroza), çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Ajo është parë për herë të fundit në zonën e Sukthit në Durrës.

Familjarët janë në ankth dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj të njoftojnë Policinë e Shtetit, ose të kontaktojnë menjëherë në numrin: +355 68 660 9452.

Çdo minutë ka rëndësi. Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë këtë apel, pasi çdo informacion mund të ndihmojë që Mahmudije Tanushi të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit