200 paund për emrin e djalit: Çifti shqiptar kërkon ndihmën e ndjekësve të JOQ

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.07.2026, 23:33

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh i veçantë nga një çift shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe. Në pritje të ardhjes në jetë të djalit të tyre, ata kanë vendosur t'u besojnë ndjekësve tanë një nga vendimet më të rëndësishme: zgjedhjen e emrit.

Për ta bërë sfidën edhe më interesante, çifti ka vendosur një shpërblim prej 200 paundësh për personin që do të sugjerojë emrin që do t'u pëlqejë më shumë.

Mesazhi i tyre është i thjeshtë:

"Përshëndetje JOQ. Kemi një kërkesë. Na duhet një emër djali. Kush gjen emrin më të bukur dhe më të veçantë, ka shpërblim 200£."

Tani është radha e ndjekësve të JOQ Albania.

Cili është emri më i bukur që do t'i vendosnit një djali? Shkruajeni në komente dhe, kush e di, ndoshta pikërisht sugjerimi juaj do të jetë emri që do ta shoqërojë këtë vogëlush për gjithë jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit