Ndërkohë që qytetarët në të gjithë Bashkimin Evropian morën më në fund një lajm të mirë gjatë muajit qershor 2026, duke parë çmimet e karburanteve të marrin tatëpjetën dhe të lirohen nga njëri muaj në tjetrin, në Shqipëri duket se ligjet e ekonomisë botërore funksionojnë mbrapsht.
Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, blloku evropian i dha fund makthit të muajve të kaluar: rritja vjetore u ngadalësua në 13.7%, ndërsa krahasuar me majin, nafta u bë 6.4% më e lirë dhe benzina ra me 4.2% në të gjithë shtetet anëtare. Vende si Çekia, Polonia dhe Suedia raportuan ulje të ndjeshme mujore në pompa, duke u dhënë një faturë më të lehtë shoferëve.
Po në Shqipëri çfarë ndodhi gjatë këtij qershori? Ndërsa bursa ndërkombëtare dhe fqinjët tanë korrigjonin çmimet drejt uljes, tregu vendas tregoi një "kokëfortësi" të jashtëzakonshme. Çmimet e karburanteve jo vetëm që nuk eënë fre rritjen e tyre, por vazhduan të mbeten në nivele stratosferike, duke sfiduar çdo tendencë rënëse të tregjeve globale.
Misteri i kësaj shkëputjeje nga realiteti evropian nuk ka nevojë për matematikë të lartë: taksat e kripura dhe mungesa e një konkurrence të vërtetë bëjnë që çdo herë që Europa merr frymë lirisht, shqiptarët të vazhdojnë të paguajnë faturën më të rëndë në rajon.