Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit, probleme në shumë vende

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2026, 15:47

Platformat e kompanisë Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger, po përballen me probleme funksionimi, duke prekur mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës.

Që nga orët e mesditës, janë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive, ndërsa shumë përdorues kanë hasur probleme gjatë përdorimit të shërbimeve. Shqetësimet më të shumta lidhen me Messenger, ku raportohen vonesa dhe pamundësi për të dërguar mesazhe. Nga faqja e monitorimit "DownDetector", numri i raportimeve për ndërprerje është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Deri më tani, Meta nuk ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar shkakun e këtyre problemeve dhe nuk ka njoftuar se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit të platformave.

Ndërkohë, përdoruesit vazhdojnë të raportojnë ndërprerje të pjesshme dhe vështirësi në përdorimin e disa prej funksioneve kryesore të Facebook, Instagram dhe Messenger.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit