Tepelenasi Edmond Jaupi në dosjen ARUBA, korrigjonte “gabimet” e grupit kriminal

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.07.2026, 14:28

Një nga dosjet më të bujshme të goditura nga SPAK lidhet me një skemë ku ndërthuren trafiku ndërkombëtar i drogës, investimet në prona dhe pastrimi i parave përmes sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se ka qarkulluar shuma të mëdha parash përmes sistemit bankar, kompanive dhe transaksioneve noteriale, duke i kthyer të ardhurat nga aktiviteti kriminal në investime në zona luksoze të bregdetit shqiptar, nga Zvërneci deri në Palasë dhe Himarë.

Në dosjen e SPAK është edhe emri i Edmond Jaupit, 51-vjeçar nga Tepelena, i cili dyshohet se ka pasur rolin e “pastruesit” të parave përmes manovrave financiare dhe investimeve të kamufluara si veprimtari biznesi.

Jaupaj aktualisht është nën hetim për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij nuk është ekzekutuar pasi në momentin e vendimit të gjykatës ndodhej në Dubai.

Sipas SPAK, Jaupaj dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë nën hetim për investime dhe fshehjen e pronësisë reale të pasurive, përfshirë edhe një mjet lundrues tip “gomone”.

Prokuroria pretendon se grupi ka përdorur kompani dhe transaksione financiare për të fshehur origjinën e parave, duke i kthyer ato në prona dhe pasuri të tjera të luajtshme.

Hetimet janë bazuar në dokumente, transaksione financiare dhe përgjime, ku SPAK pretendon se janë evidentuar komunikime që tregojnë përpjekje për fshehjen e burimit të pasurive të dyshuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit