Viktima e dytë nga stuhia, peshkatari nga Ksamili gjendet i pajetë në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2026, 13:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një peshkatar 61-vjeçar është gjetur i pajetë në det, pas një operacioni kërkimi të zhvilluar nga autoritetet.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi. Mjeti i tij lundrues është gjetur i fundosur në ujë, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ketë humbur jetën gjatë lundrimit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në një kohë kur zona u përfshi nga kushte të vështira atmosferike, me erë të fortë dhe dallgë të larta.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Një nga pistat kryesore është ajo e një mbytjeje aksidentale për shkak të përkeqësimit të motit, ndërsa po verifikohen edhe rrethana të tjera.

Nga informacionet e para rezulton se 61-vjeçari ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetonin në Greqi. Në Shqipëri, ai kishte si të afërme vetëm motrën e tij.

Pritet që hetimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi momentet e fundit para se peshkatari të humbiste jetën dhe mbi shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit