Vetëvritet në varrezat e Morinës polici 35-vjeçar nga Kosova

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.07.2026, 10:42

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima është Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, i cili shërbente në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.

Nga hetimet e para dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri. Në vendngjarje është sekuestruar pistoleta, e cila do t'i nënshtrohet ekspertizës si provë materiale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale. Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të efektivit dhe për të mbledhur çdo provë që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit