Në mesin e natës dhe stuhisë, 2 vajza i thyejnë xhamat lokalit te Oxhaku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2026, 10:09

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Në mesin e stuhisë, një lokal në zonën e Oxhakut është sulmuar nga dy vajza të cilat kanë thyer xhamat me çfarë kanë mundur.

Në pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, mund të shihni se si vajzat godasin xhamat me karrige dhe mjete të tjera deri sa ato thyhen plotësisht.

Për momentin nuk dihet identiteti i vajzave dhe as shkaku i këtij sulmi në mes të natës, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga kalimtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit