Stuhia e fuqishme që goditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë ka lënë pas dëme të mëdha materiale në Sarandë.
Pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë disa automjete të dëmtuara, pasi një tendë e shkëputur nga era e fortë ka rënë mbi makinat e parkuara.
Saranda ishte ndër qytetet më të prekura nga moti i keq, ndërsa gjatë mbrëmjes u raportuan edhe dëmtime të tjera materiale, përfshirë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e strukturave të lokaleve.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa stuhia, e cila zgjati vetëm pak minuta, la pas pasoja të shumta në disa zona të jugut të vendit.