“Eja më shpëto”, Enrik Mehmeti telefonoi të vëllanë pas aksidentit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 22.07.2026, 00:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tragjedinë në Zvërnec, ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Mikja e tij, gazetarja Afrovita Hysaj, ka rrëfyer se Enriku ishte ende i vetëdijshëm pas aksidentit dhe telefonata e parë që bëri ishte drejt të vëllait, Fabio.

Sipas Hysajt, Enriku i kërkoi të nxitonte drejt vendit ku ndodhej për ta shpëtuar. “I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. Ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte”, është shprehur ajo.

Gazetarja ka ngritur edhe disa pikëpyetje mbi rrethanat e asaj mbrëmjeje. Sipas saj, Enriku nuk kishte njoftuar askënd se do të shkonte drejt Zvërnecit dhe, ndryshe nga zakonisht, atë natë ndodhej vetëm në shoqërinë e një 18-vjeçari.

Ndërkohë, mësohet se 18-vjeçari që mbeti i plagosur lehtë ka dhënë deklarime të paqarta para grupit hetimor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit