Stuhia në Sarandë: Era e fortë merr me vete tendën e një lokali, shkëndija pasi bie mbi telat e korentit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.07.2026, 00:36

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë vijon të shkaktojë dëme materiale në disa qytete bregdetare.

Pas raportimeve për pemë të rrëzuara dhe probleme të shkaktuara nga era e fortë në zona të ndryshme, pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda tregojnë momentin kur era e fortë merr me vete tendën e një lokali.

Në video duket se struktura e shkëputur bie mbi linjat e energjisë elektrike, duke shkaktuar edhe shkëndija, ndërsa moti i keq vijonte me intensitet të lartë.

Videoja është regjistruar gjatë kulmit të stuhisë, e cila u shoqërua me reshje intensive shiu, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe pushuesit në disa zona të jugut.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga Vlora, Himara dhe Saranda ka raportime për dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e motit të keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit