Rrufeja godet pranë plazhit në Himarë, pushuesit vrapojnë për t’u strehuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2026, 23:19

Një stuhi e fortë ka përfshirë mbrëmjen e sotme Himarën, duke shkaktuar momente paniku mes pushuesve që ndodheshin në zonën turistike buzë detit.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania shihet se si, sapo moti përkeqësohet me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike, turistët nisin të largohen me vrap për të gjetur strehim.

Momenti më dramatik i videos regjistrohet pak çaste më vonë, kur një rrufe e fuqishme godet shumë pranë vijës bregdetare, duke ndriçuar të gjithë zonën dhe shkaktuar panik te personat që ndodheshin aty pranë.

Pamjet tregojnë forcën e stuhisë që goditi bregdetin jugor, ndërsa ndryshimi i motit ndodhi brenda pak minutash, pas ditëve me temperatura të larta.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa stuhia ka detyruar shumë pushues të braktisin plazhin dhe ambientet e hapura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit