Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria kërkon revolucion!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2026, 21:50

Protesta qytetare kundër klasës politike vijon edhe këtë mbrëmje, duke hyrë në ditën e saj të 52-të radhazi. Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, qindra qytetarë kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po përsërisin thirrjet "Shqipëria kërkon revolucion", duke kërkuar ndryshim dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit.

Ajo që e bën këtë lëvizje të veçantë është vazhdimësia e saj. Për 52 ditë me radhë, qytetarët janë rikthyer çdo mbrëmje në shesh dhe në rrugët e kryeqytetit, duke e mbajtur të pandërprerë protestën. Organizatorët e konsiderojnë këtë një dëshmi të këmbënguljes, konsistencës dhe vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në arritjen e kërkesave të tyre.

Edhe sonte, marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa protestuesit vijojnë të përcjellin mesazhin se revolta e tyre nuk është e përkohshme, por një angazhim i përditshëm që, sipas tyre, do të vazhdojë derisa të ketë ndryshime reale në drejtimin e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit