Në mesin e sezonit dhe pikun e vapës, vlonjatët lihen pa ujë e drita

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.07.2026, 17:08

Një qytetare nga Vlora ka ngritur shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në zonën ku banon.

Ajo ka treguar se një pjesë e qytetit ka mbetur pa shërbimet bazë, ndërsa ndërhyrjet e premtuara nga punonjësit mbeten thjesht premtime pasi banorët s’kanë ujë prej dy javësh e drita prej 2 ditësh.

“Gjysma e Vlorës është pa ujë dhe pa drita. Ju lutem, duhet të vijnë punonjësit. I kemi marrë në telefon dhe na thonë se kanë ardhur, por nuk kanë ardhur”, shprehet qytetarja në mesazhin e saj.

Qytetarja kërkon ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës pasi Vlora ndodhet në kulmin e sezonit turistik, ndërsa temperaturat e larta të verës e rrisin nevojën për furnizim të pandërprerë me ujë dhe energji elektrike. Mungesa e këtyre shërbimeve prek jo vetëm banorët, por edhe mijëra pushues që ndodhen në qytet gjatë kësaj periudhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit