Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë tonë mungesën e koshave të mbeturinave në zonën e Golemit, duke ngritur shqetësimin për kushtet e krijuara gjatë sezonit turistik.
Sipas saj, banorët paguajnë taksa pastrimi për çdo dhomë dhe korridor, por në rrugën ku jetojnë nuk ka kosha për depozitimin e mbetjeve. Ajo thotë se shërbimi i pastrimit kryhet vetëm për disa struktura turistike, ndërsa pjesa tjetër e lagjes mbetet me mbeturina gjatë ditëve të nxehta të verës.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve lokale për vendosjen e koshave dhe për garantimin e një shërbimi të rregullt pastrimi në zonë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ! Ne Golem paguajme per cdo dhome e korridor taksa pastrimi komunes por e gjithe rruga nuk ka kosha mbeturinash! Meren vetem Mbeturinat e Grand Blue FAFA dhe ne te tjeret qelbemi ne mes te veres. Na thone beni kerkese. Kerkese per kosha mbeturinash!! Ky mesazh u vjen juve sepse kerkesa mbeti pa pergjigje. Mbase po e pane tek JOQ do na sjellin kosha edhe neve si lagje