Një apel urgjent është bërë nga familjarët e një pacienteje që ndodhet e shtruar në Urgjencën e QSUT-së, të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për dhurim gjaku.
Sipas familjarëve, nuk ka rëndësi grupi i gjakut, pasi nevojitet një dhurues për të bërë zëvendësimin e njësisë së gjakut në Bankën e Gjakut pranë QSUT-së.
Ata bëjnë me dije se pacientja ndodhet në gjendje që kërkon ndërhyrje urgjente dhe se, sipas procedurës, nuk mund të tërheqin flakonin e gjakut pa u kryer më parë një dhurim zëvendësues.
"Kam motrën në urgjencë dhe nuk na japin flakon gjaku pa dhuruar dikush për ta zëvendësuar. Ju lutem, kush ka mundësi të na ndihmojë të na kontaktojë sa më shpejt," shprehet familjari në apelin e tij.
Çdo person që mund të kontribuojë me një dhurim gjaku është i lutur të kontaktojë urgjent në numrin:
069 607 8256