Aksidenti i rëndë i autobusit të Beratit, turistja vietnameze e plagosur ka nevojë për gjak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.07.2026, 11:23

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë nga familja e një prej turisteve vietnameze të plagosura rëndë në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në aksin Durrës–Tiranë me minibusin që udhëtonte nga Berati.

Vëllai i 20-vjeçares Thi Hue Van, e cila ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka kërkuar ndihmën e komunitetit shqiptar pasi e reja ka pësuar dëmtime të rënda nga aksidenti dhe ka nevojë urgjente për transfuzion gjaku të grupit O.

Familjarët e saj ndodhen në Vietnam dhe, për shkak të distancës dhe pamundësisë për të qenë pranë saj, kanë bërë apel për ndihmë përmes redaksisë tonë.

“Motra ime ka humbur njërën këmbë dhe nuk e dimë ende nëse mund të shpëtojë këmbën tjetër. Ajo është ende e dobët dhe ka nevojë për gjak të grupit O. A mund të na ndihmoni?”, është mesazhi i vëllait të saj.

Sipas të dhënave nga QSUT, e reja vijon të jetë nën monitorim intensiv, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Aksidenti i rëndë ndodhi me një minibus të linjës Berat–Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari Redion Hasimi, ndërsa 12 pasagjerë mbetën të plagosur.

Mesazhi i tij:

Përshëndetje. Unë jam vëllai i vogël i Thi Hue Van. Ne jemi në Vietnam, shumë larg jush, dhe nuk kemi mundësi të vijmë pranë saj. Aktualisht, motra ime ka humbur njërën këmbë dhe nuk e di nëse mund të shpëtojë këmbën tjetër. Ajo është ende e dobët dhe ka nevojë për transfuzion gjaku të grupit O. A mund të na ndihmoni?

Ju lutem. Ndoshta përmes komunitetit,

Ndihmojeni motrën time. Dhurimi i gjakut mund të bëhet pranë QSUT-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit