Përcolli bashkëshorten për në Greqi, korçari i jep fund jetës duke u djegur në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.07.2026, 09:58

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së martës në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, i cili ishte përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, është raportuar një automjet tip "Benz" në flakë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete 66-vjeçari Irakli Çinoku.

Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se i ndjeri mund të ketë kryer vetëvrasje duke u vetëdjegur brenda automjetit. Ka dyshime se ai ka lënë një letër lamtumire në banesë, ndërsa një ditë më parë kishte përcjellë bashkëshorten për në Greqi.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa Policia pritet të japë informacione të tjera pas përfundimit të hetimeve paraprake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit