Përfshihen nga flakët kodrat te Kepi i Rodonit, pranë plazhit “Rëra e Bardhë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2026, 22:04

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, pranë plazhit "Rëra e Bardhë".

Pamjet e siguruara tregojnë flakët që po përhapen me shpejtësi në kodrat me bimësi të zonës, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar kodrën në errësirë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ndërhyrja e zjarrfikësve ka nisur për izolimin e vatrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit