Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2026, 21:06

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambientit të një lokali në lagjen "Banesa".

Sipas të dhënave të përditësuara, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre adoleshentë, mes të cilëve është edhe kamarieri i lokalit. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Forca të shumta të Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes deri më tani, efektivat e policisë kanë arritur të gjejnë 6 gëzhoja armë zjarri, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit apo autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit