Një dentist ka ngritur shqetësimin për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në Kamëz, të cilat ndodhin prej rreth tre javësh rresht pa asnjë njoftim paraprak.
Ai shprehet se energjia ndërpritet vazhdimisht, madje edhe gjatë procedurave dentare me pacientët, duke krijuar vështirësi serioze në ofrimin e shërbimit. Sipas dentistit, ndërprerjet zgjasin për orë të tëra, ndërsa OSHEE nuk jep asnjë shpjegim apo paralajmërim që klinikat të mund të marrin masat e nevojshme.
Dentisti u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të informojnë paraprakisht për ndërprerjet e planifikuara të energjisë, në mënyrë që të shmangen situata që mund të ndikojnë në sigurinë e pacientëve dhe mbarëvajtjen e punës në klinika.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Eshte e disata here kto 3 jave qe nuk marim asnje lajmerim per nderprerje te energjisë elektrike, dhe ndodh vazhdimisht edhe kur jemi mes procedurave te veshtira me pacient. Ne kamez ndodhet klinika eshte e disata here qe nderpritet energjia per ore te tera pa dhene asnje llogari ose pa asnje paralajmerim qe te pakten te marim masa.