Një tjetër tender miliona lekësh ka rënë në rrjetën e abuzimeve të pastra me fondet publike, duke mbajtur hapur pikëpyetjet e mëdha se si menaxhohen paratë e taksapaguesve shqiptarë nën hundën e institucioneve.
Bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar nga Jon Vogëlushi i Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në rolin e autoritetit prokurues, për llogari të institucionit kontraktues Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës "Shefqet Ndroqi" (Sanatoriumi), e cila drejtohet aktualisht nga drejtoresha Elisaveta Treska.
Kompania që ka rrëmbyer këtë kontratë të majme me vlerë 900 MILIONË LEKË pa TVSH është "BIOMETRIC ALBANIA" SHPK, e drejtuar nga biznesmeni Artur Kadareja. Kjo kompani nuk është e panjohur për skandalet në sektorin e shëndetësisë.
"Biometric Albania" ka qenë më parë në qendër të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) dhe është goditur nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) për shkelje dhe abuzime të konstatuara në kontratat e furnizimit me aparatura dhe pajisje mjekësore (si në rastin e Urgjencës së Re të QSUT-së).
Për shkak të mosrespektimit të detyrimeve dhe mashtrimit në tendera të mëparshëm publikë, kësaj kompanie i është prerë më parë fletë-arresti administrativ (përjashtim nga fondet publike), vendime të cilat më pas janë përpjekur t'i sfidojnë dyerve të gjykatave administrative për të vijuar kapjen e tenderave të rinj.
Ndërkohë që miliona lekë digjen për një lot të vetëm ku në garë paraqitet vetëm 1 i vetëm operator ekonomik (mungesë totale konkurrence dhe garë e farsa e paralajmëruar), drejtoresha e Spitalit "Shefqet Ndroqi", Elisaveta Treska, ka ndarë tortën e Myzyrin dhe Kadarenë në këtë fasade procedurash ku kushtet dhe specifikimet duket se përshtaten fiks për klientelizmin e preferuar.
Pse u lejua që tenderi të mbyllet me një ofertues të vetëm dhe me vlerë sa 97% e fondit limit? A kemi të dobi të njëanshme apo shpërndarje të dyshimtë të parave publike në kurriz të shëndetit të qytetarëve?

jahahaahahahahahahah