Vajzave nga Kosova u ngec makina në rërë, shqiptari u vjen në ndihmë me fuoristradën e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.07.2026, 15:12

Një grup vajzash nga Kosova janë përballur me një incident gjatë pushimeve të tyre në bregdetin shqiptar.

Teksa lëviznin me makinë në plazhin e Dhërmiut, automjeti i tyre ka ngecur në rërë pa mundur të lëvizin as para as mbrapa.

Në ndihmë të tyre ka ardhur një djalë shqiptar nga Shkupi, i cili me automjetin e tij tip fuoristradë ka arritur t’i nxjerrë nga situata e vështirë dhe t’i rikthejë në rrugë.

Pushiesit kanë përgëzuar shqiptarin për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë me të cilin u përballën vajzat e reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit