“Range Rover-at” nuk presin dot në vapë dhe parakalojnë zinxhir

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.07.2026, 14:26

Me rritjen e temperaturave duket se është rritur edhe pakujdesia e disa drejtuesve të mjeteve në rrugët e vendit. Një tjetër rast i sjelljes së rrezikshme në timon është denoncuar në Rrugën e Arbrit, ku dy drejtues automjetesh Range Rover janë filmuar duke kryer një seri parakalimesh të njëpasnjëshme, duke vënë në rrezik jo vetëm veten, por edhe drejtuesit e tjerë që lëviznin në këtë aks.

Në pamjet e siguruara, dy automjetet shfaqen duke dalë nga kolona dhe duke kryer parakalime zinxhir, edhe pse në segmentin ku kanë ndodhur manovrat vijat e rrugës ishin të pandërprera, çka e ndalon kategorikisht kalimin në korsinë e kundërt.

Një manovër e tillë, sidomos në një aks me kthesa dhe me qarkullim të lartë si Rruga e Arbrit, mund të kthehet në një tragjedi në vetëm pak sekonda. Një frenim i papritur, një mjet që vjen përballë apo një gabim i vogël mund të kishte pasoja fatale.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit, duket se për disa shoferë shpejtësia dhe nxitimi vlejnë më shumë se siguria në rrugë.

Në fund, duket se disa drejtues mjetesh nuk i trembin as radarët, as kontrollet dhe as dronët e policisë, duke vazhduar të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve me manovra të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit