“U zgjova me gjobën në xhamin e makinës, të ketë sinjalistikën e duhur të paktën”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.07.2026, 13:39

Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me një gjobë prej 3.000 lekësh për parkim, të vendosur në zonën ku ajo deklaron se ka parkuar prej vitesh automjetin e saj pa hasur më parë probleme.

Ajo ka treguar se jeton në rrugën "Qamil Guranjaku" dhe parkon automjetin pranë zonës së Rezidencës 3, ku thotë se nuk ka pasur tabelë që ndalon parkimin. Ajo shprehet se ka përdorur të njëjtin vend parkimi vazhdimisht dhe se ka mbetur e surprizuar kur ka gjetur gjobën në xhamin e makinës.

“Kam parkuar gjithmonë në atë zonë dhe nuk ka pasur asnjë njoftim që ndalonte parkimin. Nëse Bashkia ka vendosur rregulla të reja për këtë hapësirë, të paktën duhet të vendoset sinjalistika përkatëse që banorët të informohen”, shprehet qytetarja.

Ajo i kërkon institucionit përgjegjës që të marrë në konsideratë situatën dhe të vendosë tabela informuese për ndalimin e parkimit, nëse ky është vendimi i ri për zonën.

Sipas saj, qytetarët nuk duhet të përballen me masa ndëshkuese pa pasur më parë njoftim të qartë për ndryshimin e rregullave të parkimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit