Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me tensione dhe incidente para godinës së Kuvendit, ku qytetarë të mbledhur në protestë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj deputetëve dhe punonjësve që hynin në institucion. Situata është karakterizuar nga thirrje dhe reagime të forta nga protestuesit.
Mes personave që u përballën me reagimin e turmës ishte edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa po hynte në këmbë në ambientet e Kuvendit, ai u prit me thirrje të ashpra nga protestuesit, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit i drejtuan Dules edhe fyerje verbale, duke brohoritur në kor: “O hajdut me syze!”. Pavarësisht incidenteve verbale, ai vijoi rrugën drejt godinës së Kuvendit, ndërsa forcat e sigurisë mbetën të pranishme për të monitoruar situatën.