Fusha pas tij si një arenë boksi, Yamal vazhdon lutjen i qetë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.07.2026, 13:03

Një nga momentet më të veçanta pas finales së Kupës së Botës është bërë viral në rrjetet sociale. Teksa në sfond disa lojtarë përfshihen në përplasje dhe shtyrje, duke e kthyer fushën në një arenë boksi, Lamine Yamal qëndron i gjunjëzuar në qetësi, duke u lutur.

Kontrasti mes kaosit dhe qetësisë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Ndërsa pas tij tensioni ishte në kulm, ylli spanjoll mbeti i përqendruar në lutjen e tij, pa u shqetësuar nga ajo që ndodhte vetëm pak metra larg.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë i kanë cilësuar si një nga skenat më domethënëse të finales së Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit