Temperaturat e larta, edhe sot kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2026, 11:23

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë kanë sjell kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në orën 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas ministrisë, kufizimi zbatohet për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse lejohet pa asnjë kufizim.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit