Rama pyet Kurtin: Si arriti Kosova në pikën më të ulët të raporteve me ShBA-në?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2026, 11:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për raportet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Rama ka thënë se derisa ShBA ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, i cili përfshin bashkëpunim në fusha si energjia, siguria, infrastruktura, teknologjia dhe mbrojtja, dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar.

“Brenda pak ditësh, Shtetet e Bashkuara artikuluan qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën.

Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata. Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt”, shkroi ai.

Rama ka përmendur edhe deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për dëmtimin e reputacionit të Kosovës në Uashington, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, për situatën e krijuar.

“Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar dhe besimi është vënë në pikëpyetje?”, ka shkruar mes tjerash Rama, duke e cilësuar këtë si një ndër momentet më të vështira në raportet Kosovë-ShBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit