Tragjedi në Itali, humb jetën në aksident 42-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.07.2026, 10:40

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e djeshme në komunën e Pastoranos, në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Xhevdet Bakushi, banor i Pignataro Maggiore, i martuar dhe baba i dy fëmijëve të vegjël.

Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore Appia, pranë kryqëzimit me rrugën Casilina dhe pikën e pagesës së autostradës Capua. Sipas informacioneve paraprake, një automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë u përplas me forcë me mjetin ku udhëtonte Bakushi, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Përplasja rezultoi fatale për dy persona, të cilët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa njëri prej viktimave u hodh disa metra larg automjetit si pasojë e goditjes së fortë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit